Depresioni postpartum nuk është një problem me karakterin apo dobësi, është thjesht një komplikacion pas lindjes.
Lindja e një fëmije mund të shkaktojë një sërë emocionesh të fuqishme, nga lumturia tek frika dhe ankthi. Por mund të rezultojë dhe në diçka që mund të mos pritet, depresion.
Shumica e nënave të reja përjetojnë një farë melankolie pas lindjes së fëmijës, që zakonisht përfshin lëkundje të humorit, ankth dhe probleme me gjumin. Mund të fillojë në 2-3 ditët e para pas lindjes dhe të zgjasë deri në dy javë. Por, disa nëna të reja përjetojnë një formë më të rëndë dhe të gjatë depresioni të njohur si depresioni postpartum. Në raste më të rralla, një çrregullim më ekstrem i humorit i quajtur psikoza postpartum mund të zhvillohet pas lindjes.
Depresioni postpartum nuk është një problem me karakterin apo dobësi, është thjesht një komplikacion pas lindjes. Nëse keni depresion postpartum, trajtimi i menjëhershëm mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave. Nëse lihet i patrajtuar depresioni postpartum mund të pengojë lidhjen mes nënës dhe fëmijës dhe të shkaktojë probleme në familje.
Shenjat dhe simptomat e depresionit pas lindjes janë të ndryshme dhe mund të variojnë nga të lehta në serioze.
Simptomat:
Luhatje të humorit
Ankth dhe atake paniku
Trishtim
Të ndjerit e pashpresë
Irritim dhe zemërim
Të qara
Mungesë përqendrimi dhe rehatie
Probleme me oreksin (humbje oreksi ose ngrënie më shumë se zakonisht)
Probleme me gjumin (fjetja pak ose shumë)
/ www.emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.