Dezertoi Topin e Artë, tallja e France Football ndaj Ronaldo-s shkriu së qeshuri Messi dhe Lewandowski. “Nuk ka respekt!”

spot_imgspot_img

Nuk ishte një e hënë e këndshme për Cristiano Ronaldon ajo e 29 nëntorit, dita kur e gjithë bota e futbollit u fokusua tek ajo që po ndodhte në Paris në Theatre du Chatelet. Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë të vitit 2021 katalizoi vëmendjen globale dhe në fund CR7 iu desh të gëlltiste triumfin e rivalit të tij sportiv, Leo Messi, i cili mori në shtëpi njohjen e tij të shtatë individuale, duke lënë dy Topa te Arte mbrapa portugezin, i cili ka pesë.

Por mbrëmja nuk ishte e lehtë për Ronaldon edhe për disa arsye të tjera. Në orët para shpalljes, në fakt, ishte përhapur zëri se sulmuesi 36-vjeçar i Manchester United do të kishte braktisur ceremoninë e Topit të Artë, pasi e dinte tashmë se ai nuk ishte fituesi. Mungesa në fakt u materializua kur kamerat inkuadruan pasarelen dhe parterin e teatrit parizian, plot kampionë: Cr7 nuk ishte aty, ashtu siç nuk ishte edhe Karim Benzema, një tjetër humbës i madh i këtij viti.

Akuzat josportive ndaj tij hodhën në erë Ronaldon, i cili për këtë arsye u helmua në orët e vona të pasdites, kur postoi një shpërthim të gjatë dhe shumë të ashpër kundër kryeredaktorit të France Football, Pascal Ferré, duke e akuzuar atë se gënjeu për fiksimin e tij të supozuar për të përfunduar karrierën e tij, me më shumë Topa të Artë se Messi, si dhe arsyet e mungesës së tij në ceremoni.

Ka të ngjarë që doza e helmit të gëlltitur nga Ronaldo u rrit ndjeshëm kur – gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ceremonisë, duke supozuar se e pa atë nga divani në shtëpi – ai duhej të merrte pjesë në një skenar mjaft të sikletshem, për të, por edhe për të pranishmit në teatrin e përgatitur nga organizatorët.

Autorët që ‘shkruan’ mbrëmjen, në fakt, në një moment shfaqën në ekran pas dy prezantuesve Didier Drogba dhe Sandy Heribert, gazetare franceze, një foto të një kopertine të Vanity Fair disa vite më parë, me Ronaldon dhe Drogba të portretizuar në të brendshmet e tyre me gjithë shkëlqimin e tyre fizik.

Vetë ish-sulmuesi i Chelseat nga u shfaq në siklet kur kuptoi se çfarë i shfaqej pas tij, duke mos ditur se çfarë të bënte e të thoshte, duke pasur parasysh gjithashtu se imazhi mbeti i dukshëm për një kohë të gjatë. “Por pse”, thirri ai më pas, ndërsa në salle Messi, Lewandowski dhe Mbappe të ndryshëm nuk e mbanin dot të qeshurën.

Shumëkush pa në skenë një vullnet tallës të organizatorëve të Topit të Artë ndaj Ronaldos, i cili përfundoi i gjashti në këtë edicion (ai nuk kishte dalë në podium që nga viti 2010). Dhe polemika shpërtheu menjëherë në rrjetet sociale, me një fjalë mbi të gjitha për të përshkruar historinë:

“Mos respekt”, apo mungesë respekti. Tweetet e censurës u bënë shpejt një përmbytje, me fansat e CR7 që dolën në mbrojtje të idhullit të tyre.

Me këto gjasa, do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm…

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu