Dinamo mbetet në “këmbë”, shoferi merr autobuzin dhe lë skuadrën në Elbasan

spot_imgspot_img

Dinamo mori një humbje e cila fundos edhe më shumë blutë e kryeqytetit në renditje teksa tashmë rrezikojnë seriozisht rikthimin një kategori më poshtë. Të besuarit e Vanolit u mposhtën me rezultatin 0-1 ndaj një rivali direkt për mbijetesën si Kastrioti ndërsa kjo situatë ka bërë që në kampin e bluve të dalin në pah krisjet e para.

Atmosfera te kryeqytetasit është shumë e rënduar ndërsa një lajm vërtet befasues vjen nga Elbasani ku shoferi i skuadrës së Dinamos ka marrë autobuzin dhe është larguar pa pritur futbollistët dhe stafin teknik. Një situatë kritike, ndërsa tashmë stafi me futbollistët janë në pritje të një zgjidhje për t’u rikthyer në kryeqytet pas disfatës zhgënjyese në Elbasan.

Një situatë e cila reflekton më së miri gjendjen e vështirë në të cilën po kalon klubi kryeqytetas, sidomos pas humbjes së sotshme, duke qenë edhe më shumë e rrezikuar për t’u rikthyer vetëm pas një sezoni në Kategorinë e Parë…

 

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu