“Duelet e gjata me Ronaldon kanë hyrë në histori, njerëzit i kanë shijuar shumë”

spot_imgspot_img

Në intervistën e gjatë për “Marca”, që ne po e publikojmë për lexuesit e “telesport” pjesë-pjesë, Lionel Messi u pyet edhe për situatën e CR7 te Manchester United, ku u rikthye verën e këtij viti, si dhe nëse i mungojnë duelet direkte me të, si në “El Clasico” e La Liga-s.

Çfarë mendoni për performancën e CR7?
Manchester United është një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të mrekullueshëm. Cristiano e njihte tashmë klubin, por kjo ishte një fazë tjetër. Edhe tani është përshtatur në mënyrë mbresëlënëse. Që në fillim ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk ka pasur probleme me përshtatjen. Në Premier League nuk është aq mirë sa mendonim të gjithë, por është një kompeticion shumë i vështirë dhe i barabartë, në të cilin gjërat marrin shumë kthesa. Pas dhjetorit ndryshon shumë dhe gjithçka mund të ndodhë.

Më thuaj të drejtën, a të mungojnë ato duelet direkte me portugezin?
Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi pushuar së konkurruari në të njëjtën ligë. Ne garuam individualisht dhe si ekipe, për të njëjtat qëllime. Ishte një skenë shumë e bukur për ne, gjithashtu edhe për njerëzit, sepse e shijuan shumë. Është një kujtim i bukur që do të mbetet në historinë e futbollit.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu