Pavarësisht një starti shumë larg pritshmërive, Partizani reagoi mjaft mirë pas ndryshimit në pankinë, me Dritan Mehmetin që mori vendin e Ilir Dajës dhe ia doli të çojë skuadrën në vendin e tretë, duke i dhënë një vend në eliminatoret e Europës.
Të kuqtë e kryeqytetit ndryshuan tërësisht fytyrë në vitin 2022, falë edhe gjetjes së një lideri në sulm si Xhuliano Skuka, që u shfaq shpesh si protagonist me golat dhe lojën e tij, teksa vlen të theksohet se që prej emërimit të Dritan Mehmetit në pankinë, skuadra ka ecur me hap kampioni.
Plot 40 pikë ka grumbulluar Partizani nën drejtimin e Mehmetit, po aq sa ka marrë edhe Tirana, që fitoi titullin kampion, ndërsa diferenca në renditjen finale u bë në ndeshjet e 2021-shit, me bardheblutë që grumbulluan 33 pikë, plot 15 më shumë se të kuqtë.
Këto shifra konfirmojnë se Dritan Mehmeti është i gatshëm për të udhëhequr Partizanin drejt objektivave madhorë, teksa tashmë topi kalon në këmbët e drejtuesve të klubit, që duhet të vendosin nëse do t’i japin besim edhe për sezonin e ardhshëm.
/ www.emathja.com
© 2022, Emathja.com. All rights reserved.