E pranon dhe Guardiola, Ferran Torres është i Barcelonës. Ja detajet e plota të marrëveshjes

spot_imgspot_img

Ferran Torres tashmë mund të konsiderohet lojtari i ri i Barcelonës, e cila e ka ndjekur prej disa kohësh me kërkesë të Xavi. Për të është një rikthim në La Liga, duke qenë se ai u rrit në akademinë e Valencias dhe luajti aty përpara se të nisej drejt Manchester City.

Flitet për 55 milionë euro, të ndara në 4 këste, që duhet t’i paguajë klubi katalanas. Fillimisht, hendeku midis ofertës dhe kërkesës do të kishte qenë shumë i lartë. Barça do ta niste ofertën nga një bazë prej 40 milionësh, ndërsa City e vlerësonte 70 milionë.

Kësisoji, negociatat kanë arritur një pikë takimi: 55 milionë, të cilat do të paguhyen me 4 këste, nisur nga situata ekonomike e katalanasve. Kësaj shifre mund t’i shtojmë edhe 10 milionë bonuse lidhur me rezultatet që mund të arrijë sulmuesi 21-vjeçar me azulgrana-t. Edhe Guardiola tha sot se marrëveshja është gati.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu