E riktheu Milanin në majë, Pioli siguron rinovimin e merituar (detajet)

spot_imgspot_img

Nënshkrimi pritet të kryhet sot si formalitet, por statusi zyrtar është praktikisht i sigurt: Stefano Pioli do të rinovojë kontratën me Milanin, duke e zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2023, me opsion edhe një vit tjetër. Për trajnerin kuqezi është një njohje e punës së bërë në vitet e fundit, teksa ia ka dalë ta ringjallë “Djallin”.

I ardhur me detyrën për t’i çuar kuqezinjtë në epokën e Rangnick, Pioli arriti t’i bindë të gjithë se ai është njeriu i duhur për të rikthyer Milanin në krye. Renditja e Serie A dhe suksesi i Champions League ndaj Atletico Madrid janë konfirmim i kësaj. Një kuriozitet i vogël: vitin e kaluar, kur Milani vendosi të konfirmonte Piolin, ishte planifikuar ndeshja kundër Sassuolos.

Ky kundërshtar, padyshim i bëri mirë trajnerit, i cili me rikthimin e drejtorit ekzekutiv Gazidis nga Amerika, tashmë mund të nënshkruajë më në fund kontratën e re 3.5 milionëshe në sezon. Negocimi me Piolin ishte më i lehti për drejtuesit e kuqezinjve, të cilët tani do të punojnë për Romagnolin (i cili tashmë ka thënë se dëshiron të qëndrojë), Kessie (negocimi më i ndërlikuar) dhe Ibrahimovic (në vitin e ri).

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu