Për brumin:
- 2 filxhana ujë
- 1 filxhan vaj, pasi te vlojnë 14 lugë miell
E përziejmë mirë deri të trashet dhe të ndahet brumi nga luga. Brumin e fituar e shtrijmë në një tepsi dhe e ftofim mirë në frigorifer.
Pas ftofjes së mjaftueshme i hedhim 4 vezë një nga një dhe i përziejmë mirë.
Pas formimit të masës homogjene me lugë te ushqimit i hedhim në tepsi (me letër kuzhine) dhe i pjekim në furrë të nxehur paraprakisht 200 gradë.
Filli:
- 2 vezë
- 8 lugë miell
- 7 lugë sheqer
i përziejmë me pak qumësht dhe i hedhim në500ml qumësht të vluar (njëjtë siç pergatitet pudinga).
Pasi të piqen eklerat i mbushim me fill dhe mund ti dekorojmë sipas dëshirës, qoftë me sos qokollate apo kakao pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.