Eklere me Kafe

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 luge kafeje instant kafe,
75gr miell,
60gr gjalpe,
2 veze,
50gr gjalpe,
300ml shtalp,
90gr sheqer pluhur,
1 luge kafeje kanelle,
2 luge uje,
150ml uje.

Përgatitja:
Tenxheren me 150ml uje e veme ne zjarr pastaj shtojme gjalpin dhe e perziejme me tel kuzhine.
Pasi shkrihet gjalpi, ne tenxhere e shtojme miellin , perziejme me luge derisa brumi te filloje te ndahet nga tenxherja. Brumin nga tenxherja e veme ne enen per perzierje dhe e rrahim me mikser , i shtojme dy vezet dhe i rrahim derisa te bashkohet masa.
Taven e lyejme me gjalpe. Brumin nga ena per perzierje e veme ne shiringen e kuzhines.Me ndihmen e shiringes i formesojme ekleret. Taven e veme ne furre, pjekim 25 minuta ne temperature prej 200 grade.
Gjalpin e mbetur e veme ne tenxhere ne zjarr. Pasi shkrihet gjalpi, ne ene e shtojme sheqerin pluhur pastaj ne tenxhere e hedhim instant kafene. Shtojme dy luge uje dhe pasi masa behet homogjene , e heqim tenxheren nga zjarri. Kremin e leme te ftohet.
Ne enen per perzierje e hedhim shtalpin, e rrahim me mikser derisa kremi pana te fitoje dendesin e duhur.
Ekleret i presim pergjysem.Kremin pana e veme ne shiringen e kuzhines. Me ndihme te shiringes, me krem pana i mbushim copet e poshtme te eklereve.Me ndihme te kullojses siper kremit pana hedhim kanelle.
Pastaj ekleret i mbulojme me copet e siperme. Qdo ekler, ne anen e siperme e kalojme me krem.
Ekleret me kafe i rendisim ne pjaten per servirje./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPortokaj te Mbushur
Artikulli tjetërTorte Piramide

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu