Ekskluzive/ Bora Zemani fton Semi Jaupaj në “Përputhen Prime”: Do të flasin për tradhëtinë e Donaldit

spot_imgspot_img

Puthja e famshme e aktorit Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj brenda  shtëpisë së BBV ka sjellë shumë reagime në publik. Publiku tashmë është ndarë në adhurues të Bora Zemanit dhe adhurues të Beatrix Ramosaj.

A do ta përdorë Bora këtë situatë në favor të saj duke penalizuar mbështjen publike të Donaldit?

Sipas burimeve të brendshme në televizionin “Top Channel” këtë të shtunë në “Përputhen  Prime”  ka vendosur të ftojë në studio Semin, shoqen e saj të ngushtë, e cila ka pak ditë që ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip. Kjo ftesë nuk është bërë e paqëllimshme, pasi ndër të tjera, në këtë puntatë speciale do të flasin edhe për tradhtinë e Donaldit me Beatrix Ramosaj. Dyshimet janë se Bora këtë hapësirë televizive do ta shfrytëzojë për të ulur pëlqyeshmërinë publike të Donaldit, e vetmja formë hakmarrjeje që ajo mund të posedojë momentalisht.

Kujtojmë që deri  më tani reagimi i moderatores Bora Zemani ka qënë pikërisht heqja e varëses që vet Donaldi ia dhuroi në përvjetorin e lidhjes së tyre.

Ndërsa shoqja e saj e ngushtë Semi la studion pas deklaratës së Donaldit ku cilësoi se do të ndiqte zemrën, në rastin konkret Beatrixin. Gjithashtu theksojmë se një ndër arsyet e ndarjes së tyre pikërisht 6 muaj më parë përkon me tradhëtine e kryer të Bora Zemanit me Atdhe Xharravinën, ish konkurrentin e Përputhen.

A do ta flasë Donaldi këtë pjesë në shtëpi?

Kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi.

Mesa duket situata nuk është fare në favor të Borës, e cila po ironizohet në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale nga Atdheu. Ky i fundit në biseda ndër personale ka kërkuar të nxirret në ankand varësja e Donaldit pasi do të jetë ky i fundit që do ta blejë. Në transmetimin e këtij prime të Big Brother Vip një situatë ironizuese Bora Zemani ka patur edhe nga ish partneri Vin Veli, ku ky i fundit ka postuar në rrjete sociale një foto të tij me të dashurën duke ngrënë kokoshka dhe duke parë shfaqjen e tradhëtisë së Donaldit ndaj Borës./Emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu