Ekskluzive/ Nisin lëvizjet te Kukësi, zyrtarizohet largimi i parë

spot_imgspot_img

Kukësi u rendit i katërti në fund të këtij edicioni të Abissnet Superiore dhe tani shpreson që Laçi të fitojë Kupën e Shqipërisë përballë Vllaznisë në mënyrë që të marrë pjesë në Conference League. Megjithatë, menjëherë pas ndeshjes së fundit të kampionatit me Tiranën ka ardhur dhe lëvizja e parë. SuperSporti mëson se Emiljano Musta nuk është më një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi nga Elbasani i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën verilindore dhe do të kërkojë një aventurë të re.

Musta nuk ka qenë pjesë e skuadrës në ndeshjet e fundit, me trajnerin i cili nuk e ka preferuar që ta ketë në skuadër, por me të ardhur fundi i edicionit klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën. Për Mustën kjo ishte hera e dytë aktivizohej me Kukësit. Gjatë këtij edicioni, 30-vjeçari u angazhua nga janari në 15 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.

Në të shkuarën Musta ka qenë dhe pjesë e Teutës, Elbasanit, Flamurtarit, Shkumbinit dhe Laçit.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu