Embëlsira Snikers

spot_imgspot_img

Përbërësit:
8 të bardha të vezëve,
Maje gishtash kripë,
Lëngu i një gjysëm limoni,
9 lugë sheqer,
4 lugë miell,
½ bakin,
250 gr kikirik i bluar,
200 gr çokollatë e bardhë + 2 lugë vaj,

Kremi Karamel:
10 lugë sheqer,
8 të verdha te vezës,
250 gr margarinë,
200 gr kikirik,
200 gr çokollatë e zezë +2 lugë vaj.

Përgatitja:
Tundën të bardhat e vezës me pak kripë dhe pastaj shtohet lëngu i limonit dhe sheqeri gradualisht duke e përzier masën.
Pastaj shtohet mielli me bakin dhe piqet në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.
Madhësia e kallëpit 20x30cm. Këtë masë brumi mund ta piqni në një kore dhe të ndahen nga ajo tri shtresa ose të ndahet brumi dhe nga ky brum të piqen tri shtresa një nga një veçmas.
Në një enë hidhen 2 lugë vaj dhe çokollata e bardhë dhe pasi të shkrihet, lyhet shtresa e parë dhe mbi të vendoset shtresa e dytë e cila lyhet me karamel krem i cili bëhet: në një enë të thellë qesim 8 lugë sheqer derisa të karamelizohet në zjarr (jo të digjet), pastaj shtohet margarinë e copëtuar.
Pastaj të verdhën e vezës veq e kemi përzier me 2 lugë sheqer derisa të zbardhet dhe pastaj të verdhat e vezës me sheqer i qesim në karamelin dhe e përziejmë mirë dhe pasi e largojmë nga zjarri, i shtojmë kikirikët e copëtuar dhe e qesim këtë mbi shtresën e dytë.
Pastaj qesim shtresën e tretë dhe përmbi të çokollatën e zezë të shkrirë me dy lugë vaj.
Dekorohet me kikirik të copëtuar.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakBrownies me Kungull
Artikulli tjetërTorta Sacher

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu