Perberesit:
500 gram jaffa keksa,
250 ml qumesht,
4 luge sheqer,
4 luge miell ose niseshte,
1 sheqer vanilje,
125 gram margarine
dhe kokos.
Pergatitja:
Perziejme miellin ose niseshten me pak qumesht dhe sheqerin, ndersa qumeshtin tjeter e qesim ne nje ene te vloj.
Kur te vloj qumeshti, ja shtojme miellin (qe e kemi perzier me heret) dhe e perziejme deri sa te trashet. Duke e perzier pa nderprere qe mos te mbetet me kokrra, e largojme nga zjarri dhe e leme anash te ftohet.
Marrim margarinen e rrahim me mikser, dhe kur te ftohet filli i perziejme bashke.
Marrim keksat dhe i presim pergjysem (mundeni dhe mos me i pre i leni ashtu te rrumbullakta) i lyejme me fillin e pergatitur dhe i ngjesim nga dy copa bashke, anash i rrotullojme ne kokos!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.