Përbërësit:
- 3 filxhanë miell
- 2 filxhanë sheqer
- 2 lugë gjelle kakao
- 1 lugë pluhur pjekës
- 2 filxhanë vaj
- 2 lugë uthull
- 3 lugë Nutella
- 100 gr arra
- 1 filxhan ujë
- pak kripë
Përgatitja:
Në një enë kombinoni miellin, sheqerin, kakaon,pluhurin pjekës dhe kripën. Trazojini mirë.
Ndërkohë në një enë tjetër shtoni vajin, uthullën,ujin dhe i përzieni mirë. Bashkoni të dy masat dhe i trazoni mirë derisa të krijohet një përbërje homogjene
E shtroni me kujdes masën në një tavë dhe e vendosni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.
Pasi ëmbëlsira të jetë gati, sipër i vendosni një shtresë me nutella dhe arra të grira.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.