Përbërësit:
6 fletë të xhelatinës
600 ml ajkë të ëmbël
1/2 lugë të lëvores së gërryer të limonit
1/2 lugë të kanellës së bluar
150 gr qokollatë të bardhë
1 qese me sheqer vanilje
150 gr lajthi të pjekura e të bluara
Përbërësit për salcën:
100 gr sheqer
3 lugë gjethe të grira rozmarine
80-100 ml ujë
1 lugë lëng limoni
Përgatitja:
Fletët e xhelatinës, duhet t’i përzieni me ujë të ftohtë dhe t’i lini të qëndrojnë rreth 10 minuta.
Xhelatinën duhet ta kulloni dhe ta shkrini në temperaturë të ulët.
Ajkën e ëmbël duhet ta tundni derisa të formohet shllag i bardhë. Shtojeni lëvoren e gërryer të limonit, kanellën, qokollatën e shkrirë, sheqerin e vaniljes, xhelatinën dhe lajthitë e bluara.
Kallëpet e rrumbullakëta duhet t’i mbështillni me letër të tejdukshme, t’i lyeni me vaj dhe në ta duhet të qitni kremin e përgatitur. Kallëpet me krem duhet t’i vini në frigorifer ku duhet të lihen rreth 3 orë.
Në një tavë të gjerë duhet të vini sheqerin dhe rozmarinën. Sheqerin bashkë me rozmarinën duhet ta shkrini derisa të marrë ngjyrë të verdhë si ari.
Shtoni ujë dhe zieni në temperaturë të ulët derisa të mos shkrihet sheqeri. Shtoni edhe lëngun e limonit si dhe duhet ta ftohni salcën.
Shërbimi:
Kremin e përgatitur duhet nxjerrë nga kallëpet, t’ia qitni salcën e përgatitur dhe ta shërbeni.
Këshillë:
Për përgatitjen e salcës duhet të përdorni rozmarinë të freskët, si dhe, nëse keni, t’i qitni edhe disa lule të rozmarinës.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.