Përbërësit:
1 kg gështenja
750 ml qumësht
125 ml pana (pastiçerie)
100 gr sheqer
100 gr gjalpë
100 gr amareta
50 gr kakao (e ëmbël)
100 ml rum.
Përgatitja:
Hiquani lëkurën gështenjave dhe jepuni një valë në ujë të vluar. Thajini dhe hiquani cipën. Vini në një tigan qumështin me sheqer, vanilje dhe kripë dhe lërini të ziejnë. Pastaj shtojini gështenjat dhe vijoni zierjen për një orë.
Kalojeni të gjithë masën në një sitë dhe vëreni prapë në zjarr që të trashet, në temperaturë të moderuar duke e përzier herë pas here. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Shtojini gjalpin që ka temperaturën e mjedisit, kakaon dhe rumin dhe përziejeni mirë.
Merrni një tavë me diametër 18 cm dhe të lartë 10 cm. Shtroni një garzë të lagur dhe hidhni një të tretën e brumit. Rreshtoni mbi të disa rrathë amaretash të lagura në rum, pastaj një tjetër shtresë brumi dhe një tjetër radhë amaretash.
Mbulojeni me brumin e mbetur dhe nivelojeni me një spatul.
Vëreni ëmbëlsirën në frigorifer për katër ose pesë orë. Përpara se ta shërbeni kthejeni mbi një pjatë dhe hiqini garzën.
Lyejeni me pana pastiçerie dhe zbukurojeni me bajame të thekura të grira.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.