Përbërësit:
- 220gr biskota
- 80gr gjalp
- 300gr ajkë
- 300 jogurt të pemve (me shije kivi, dredhëz)
- 150gr sheqer pluhur
- 15gr zhelatinë (1 qeskë e gjysëm)
- 100ml ujë
- 3-4 kivi
Përgatitja:
Së pari bluajmë biskotat, ia shtojmë gjalpin e shkrir duke i përzierë. Masën e fituar e mbulojmë fundin e tepsis (tepsi për kek e cila hapet anash) duke e shtypur mire.
Kremi:
Zhelatinën e vendosim në një enë të vogël me dy, tri lugë ujë, pjesën e mbetur të ujit e nxejmë por jo të vëloj. Pasi uji të jetë gati shtojmë zhelatinën e cila ka qëndruar rreth 5min duke I përzier.
Në anën tjetër përziejmë ajkën, jogurtin, sheqerin dhe në fund shtojmë zhelatinën e pregaditur.
Kivin e ndajmë si në foto, e vendosim përmbi brumin nga biskotat, në fund shtojmë masën nga jogurti. Në këtë mënyrë shkon në ftohës ku duhet të qëndroj së paku 2-3 orë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.