Ëmbëlsirë me Kakao dhe Grizë

spot_imgspot_img

Përbërësit për petat:
100 gr margarin
1 vezë
3 lugë mjaltë(60 gr)
2 lugë kakao
50 ml qumësht
270 gr miell
1 lugë e vogël sodë bikarboni

Përbërësit për kremin:
500 ml qumësht
4 lugë sheqer
4 lugë(60 gr) griz
50 gr çokolatë e bardhë

Përgatitja:
Përziejmë miellin me sodën.Në një enë tjetër përziejmë margarinën, vezën, mjaltën, qumështin dhe kakaon. Kësaj mase i shtojmë miellin ngadal dhe e përziejmë me dorë deri të formohet një brum i qe nuk ngjitet për duar.
Brumin e ndajmë në 2 pjesë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit.
Në një enë e qesim qumështin që të vlojë. Posa të filloj të vlojë e shtojmë sheqerin dhe grizën. E ziejmë deri të trashet griza.Largojmë nga zjarri dhe i shtojmë çokoladën e coptuar. Përziejmë kohë pas kohe që te shkrihet çokolada.
Dy pjesët e brumit i tëhollojmë në madhësinë e tepsisë që do e pjekim ëmbëlsirën(25-30cm).
Në tepsi shtrojmë letër të yndyrshme, mbi të qesim njërën petë të cilën e shpojmë me pirun. Pastaj qesim kremin e ftohur. Mbi krem qesim petën tjetër të cilën e kemi shpuar më herët me pirun.
Shtypim pak me dorë që të ngjitet peta me kremin.
Embëlsirën e pjekim në temperaturë rreth 180*C.

Embëlsira duhet të lihet ashtu tërë natën që të zbuten petat. Zbukurohet me sheqer pluhur.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakRollad me Dredhëza
Artikulli tjetërKek me Biskota dhe Çokollatë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu