Përbërësit:
6 vezë, 6 lugë sheqer, 4 lugë vaj, 3 lugë kakao, 2 lugë miell, ½ pluhur për pjekje, Pak rum, pak kripë.
Karameli:
550ml qumësht, 200gr sheqer, 5 lugë nisheste, 150gr margarinë, 2 lugë të vogla rum ose ndonje arome tjeter sipas deshires.
Glazura:
200ml ajkë e ëmbël, 100ml ajkë e thartë (shmant, pavllake), 59-100gr sheqer pluhur, Pak kakao.
Përgatitja:
Tunden te verdhat e vezes me sheqerin dhe me pas shtohet rumi dhe vaji.
Perzihen mire dhe shtohet mielli i perzier me pluhurin per pjekje dhe kakako.
Tunden te bardhat e vezes me pak krip derisa te behet nje shkume e forte.
Tanim perzihen masat bashke dhe vazhdon perzierja tanim me luge.
Masen e qesim ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje me madhesi 20×30.
Pieqet ne 200 grade per 16-20 minuta.
Me keta perbers i pjekim dy pete pandispanje.
Petet e pjekura i leme te ftohen.
Ne nderkohe pergadisism kremin.
Ne nje ene qesim 100 gr sheqer dhe i grohim derisa te karamelizohet.
Pastaj shtojme 450 ml qumesht dhe leme te vloj.
Ne fillim sheqeri do te fortesohet,por mos u brengosni sepse derisa te vloj qumeshti te gjitha ato pjese te forta te sheqerit te karamelizuar do te shkrihen.
Me 100 ml qumesht tretim sheqerin e mbetur,nishesten dhe kete perzierje e shtojme tek qumeshti qe vlon.
Perziejme vazhdimisht derisa kremi te trashet.
Largojme nga zjarri, shtojme rumin apo ndonje arome tjeter psh.vanilje dhe perziejme.
Margarinen e mbajtur ne temperature ambienti e perziejme me mixer derisa te behet nje mase kremoze te cilen pastaj e bashkojme me kremin e zier dhe te ftohur te karamelizuar.
Ne nje tabaka qesim njeren nga petet e pandispanjes,shtojme krejt sasine e kremit te karamelizuar dhe qesim peten e dyte te pandispanjes (Varesisht nga madhesia e kallepit ku do te pjekim pandispanjen varet edhe trashesia e saj,pra nese treshesia mjafton per dy shtrese atehere mundet te behet vetem nje pandispanje dhe te ndahet ne dy pjese horizontalisht).
Perziejme ajken e embel derisa te trashet.
Ajken e tharte e perziejme me sheqerin pluhur derisa te behet mase kremoze dhe atehere i perziejme qe te dy ajkat dhe qesim persiper shtreses se dyte te pandispanjes.Mundet te dekorojme me pak kakao pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.