Ëmbëlsirë me karrota dhe kokos

spot_imgspot_img

Perbersit:
125 gr gjalpë
4 vezë
200 gr sheqer
1 pako sheqer vanile
100 gr kokos
220 gr miell
300 gr karrota
1 Pluhur pjekje
GLAZURA
lëng e gjysmë portokallit
sheqer pluhur.

Pergatitja:
Në një enë tundim gjalpin e zbutur me sheqer, shtojmë vezët një nga një duke vazhduar tundjën.

Shtojmë miellin me pluhurin për pjekje dhe kokosin, në fund shtojmë karotat të cilat fillimisht i kalojmë në rende.

Të gjitha përzihen mirë dhe masën e fituar e vendosim në tepsi, e pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 30 minuta.

Glazura:
lëngut të portokallit i shtohet sheqer pluhuri dhe i përziejmë.

Pas pjekjës sipas dëshirës e lyejme me glazurë nga portokalli.

 

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakËmbëlsirë me kajsi
Artikulli tjetërKek shalqini

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu