Përbërësit:
7 të bardha të vesë, 7 luge sheqer, 200 gr kikirika te bluar, 4 luge miell, 1 pluhur për pjekje.
Glazura 1:
200 gr çokollatë e bardhe, 3 luge ajkë e ëmbël (hoplla per embelsira).
Shtresa me karamel:
12 luge sheqer, 200 gr margarinë, 7 te verdha te vezes, 200 gr kikirika jo te njelmet, te pjekur.
Glazura 2:
200 gr çokollatë e zezë, 4 luge ajkë e ëmbël.
Përgatitja:
Perzihen te bardhat e vezes me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri,shtojme kikiriket e bluar,miellin e perzier me pluhurin per pjekje.
Perzijme te gjitha derisa te behet nje mase homogjene.
Masen e qesim ne kallep te mbuluar me leter per pjekje dhe pjekim ne 180 grade per 20 minuta.
Pandispanjen e pjekur dhe te ftohur e lagim me glazuren1 (ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje,largojme nga zjarri dhe shtojme cokollaten dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata.
Per kremin karamel ngrohim sheqerin derisa te karamelizohet,pastaj shtojme margarinen dhe perzijme ngadale derisa te shkrihen mire qe te dy perbersit duke ziern ne temp. te ulet.
Perzijme te verdhat e vezes me 2 luge sheqer dhe shtojme tek kremi karamel,perzijme ,largojme nga zjarri dhe ne fund shtojme kikiriket e coptuar imet.
Kremin karamel e leme te ftohet dhe pastaj qesim mbi pandipanjen e njomur me ajken dhe cokollaten.
Ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje,shtojme cokollaten per zierje,largojme nga zjarri dhe shtojme cokollaten per zirje.
Glazuren 2 e qesim persiper shtrese karamel dhe leme te ftohet per 2-3 ore.
Embesliren e presim sipas deshires dhe sevojme.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.