Përbërësit:
- 2 vezë
- 200 gr sheqer
- 2 sheqer vanilje
- 200 ml qumësht
- 200 ml vaj
- 200 gr grizë/ermik/semolina
- 200 gr arra të bluara
- 1 pluhur pjekurinash
- 2 molla
- recel vishnjesh
- arra të thërmuara.
Përgatitja:
Mollat qërojini dhe grijini në rende.
Vezët dhe sheqerin e sheqer vaniljen miksojini derisa të shkumojnë, pastaj shtoni qumështin dhe vajin.
Shtoni arrat e bluara, grizën e pluhurin për pjekurina dhe përziejeni mirë masën.
Në fund shtoni mollat e grira.
Brumin e përgatitur hidheni në tepsinë e lyer me yndyrë dhe të spërkatur me pak miell.
Keku piqet për 30-35 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.
Pastaj ëmbëlsira ftohet tërësisht. Kur të jetë ftohur e lyejmë sipër më recel vishnjesh, kumbullash ose kajsish. E dekorojmë me arra të thërmuara.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.