Përbërësit:
3 vezë,
300 gr.sheqer,
1 sheqer vanileje,
kanellë,
1 margarin i zbutur ose i shkrirë,
1 lëvore limoni në rende,
afro 700 gr.miell,
2 kg.mollë të tharta ,
100 gr.sheqer.
Përgatitja:
Mollat e qëruara kalohen në rende.Shtohet sheqer dhe lëngu i ½ limonit. Tunden pak vezët me sheqer,shtohen margarina,vanilja,lëvorja e limonit e kaluar në rende dhe gradualisht mielli me pluhur paste.Brumi i butë ngjeshet pak dhe ndahet në dy pjesë.Njëra pjesë rrafshohet në tepsi shporeti të lyer me yndyrë,e mbi të hidhen mollat e përgatitura më parë. Pjesa tjetër e brumit rrafshohet në një plastmasë të prerë sipas madhësisë së tepsisë,pastaj vendoset me kujdes mbi mollë.Piqet në furrë me temperaturë 200 grad C. në fillim,pastaj temperatura ulet në 180*C.Pasi të larohet nga furra e të ftohet pak,i hidhet sheqer pluhur dhe pritet në katrorë të vegjël./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.