Përbërësit:
- 1.5 l qumësht
- 4 puding vanilje
- 10 lugë gjelle sheqer
- 1 sheqer vanilje
- 250 gr gjalpë
- 250 gr biskota të bluara
- 200 gr arra të bluara
- 200 gr miell kokosi.
Përgatitja:
Qumështin e zieni me 10 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje dhe pudingun e vaniljes derisa të trashet.
Pastaj e vendosni në frigorifer për dy orë derisa të ftohet mirë.
Kur të jetë ftohur, masës ia hedhim një margarinë të grirë në copa të vogla. Masën e përziejmë mirë me mikser.
Pastaj e ndajmë në tre pjesë.
Në pjesën e parë hedh biskotat e bluara, në të dytën arrat dhe në të tretën miellin e kokosit. Më pas i rendit sipas kësaj radhe në enën ku do të servohen.
Dekorimin mund ta bëni sipas dëshirës.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.