Ëmbëlsirë me Vishnje

spot_imgspot_img

Përbërësit për pandispanjën:
15 vezë, 15 luge sheqer, 15 luge miell, 3 pluhur për pjekje, 3 decilitra qumësht.

Për kremin:
8 të verdhë të vezëve, 300gr sheqer, 3 pudingë vanilje, 9 decilitra qumësht, 150gr çokollatë, 250gr margarinë, 3 banane, 1 therrime cokollate.

Për dekorim:
2 Krem pana.

Përgatitja e pandispanjës:
Ne ene te pershtatshme tunden 5 te bardhe te vezeve derisa te fitohet nje shkume e trashe. Pastaj gradualisht shtohen 5 luge sheqer dhe tunden gjate gjithe kohes.

Ne ene te vecante tunden 5 te verdhe te vezeve me 5 luge miell, me 1 pluhur per pjekje dhe me 1 deciliter qumesht.

Mases nga te verdhte e vezeve i shtohet shkuma e te bardheve te vezeve dhe perzihen ngadale me tel kuzhine.

Fundi i taves se rrumbullaket shtrohet me leter per pjekje, derdhet ne te masa e pergatitur dhe piqet, derisa te skuqet, ne furren e nxehte ne 200 C. Ne te njejten menyre nga materiali i mbetur, piqen edhe dy pandispanja.

Kremi:
Ne ene te pershtatshme bashkohen te verdhe e vezeve, sheqeri dhe 2 decilitra qumeshte, ndersa qumeshti i mbetur vlohet.

Masa e tundur derdhet ne qumesht te vluar dhe zihet ne temperature mesatare, duke perzier gjate tere kohes, derisa te dendesohet masa.

Masa e dendesuar lihet te ftohet, shtohet margarina dhe tundet me mikser.

Kremi ndahet ne dy pjese. Ne njeren pjese shtohet cokollata e shkrire ndersa ne pjesen e dyte shtohen therrimet e cokollates.

Finalizimi:
Pandispanja e pare lyhet me krem cokollate, mbulohet me rrathe bananesh dhe vendoset pandispanja e dyte.

Pastaj lyhet me kremin nga therrimet e cokollates, mbulohet me rrathe babanesh dhe vendoset pandispanja e trete.

Krem pana pergatitet sipas udhezimeve ne qeske dhe me te lyhet torta permbi. Torta dekorohet sipas deshires.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTortë e Shpejtë
Artikulli tjetërKrem i Shpejtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu