Përbërësit:
200 gr pasta flora te gatshme
3 limon te vegjel
90 gr sheqer
2 te verdha vezesh
15 gr gjalp
buke pandispanje te gatshme
limoncello
disa gjethe mente
Përgatitja:
1) Me buken e pandispanjes beni nje shtrese te lart rreth 1 cm dhe vereni ne nje ene ne forme zemre me permasa 15×15 cm duke e prere ne anet e enes buken. Shtrini pasta floren ne anet e brendeshme te enes per rreth 2-3 mm. Shponi fundin e brumit me nje pirun, dhe futeni ne furre ne 180′ per 20 minuta.
Përgatitja e kremit:
2) Lani dhe thani limonat, grijini lekuren dhe me pas shtrydhni lengun, kullojeni dhe me pas perziejeni me lekuren e grire dhe 40 gr sheqer te gjitha keto ne nje ene. Ngrohni perberjen dhe nderkohe rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur. Kur lengu i limonit do te filloj te ziej, hiqeni nga zjarri, dhe shtojeni ne perberjen e vezeve duke e perzier, me pas lereni perseri ne zjarre derisa perberja te trashet. Pasi ta keni hequr nga zjarri hidhni gjalpin dhe lereni te ftohet.
3)Brumin e perfunduar hiqeni nga forma dhe vendesoni ne pjate, mbusheni zemren me pandispanjen e mbetur dhe sperkateni me limoncello, hidhni kremin dhe kompletojeni me gjethet e mentes, limonat e mbetur prejini ne feta shume te holla.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.