Përbërësit:
- 2 gota kos,
- 1 gote kokos,
- 1 gote sheqer,
- 1 gote grizë,
- 1 pluhur per pjekje.
Shërbeti:
- 300 ml ujë,
- 4 luge sheqer,
- 1 sheqer vanilje.
Kremi:
- 1 l qumësht,
- 3 puding vanilje,
- 6 luge sheqer,
- 2 qese Krem krem pana(shllag) te pergaditur sipas udhezimeve ne qeske.
Hapat:
Se pari ziejme sherbetin per 5 minuta dhe leme te ftohet teresisht.
Pastaj ne nje ene qesim te gjithe perbersit per pandispanjen dhe pasi perzijme mire qesim ne kallep te lyer dhe permillur me madhesi 21×30.
Pjekim ne 180 grade per 20 minuta.
Per kremin vlojme qumshtin me sheqerin(ndajm nje gote per tretjen e pluhurit te pudingave).
Pasi qumeshti vlone shtojme pudingat e tretura dhe perzijme derisa te trashet pudinga.
Ne pandispanjen e pjekur te ngrohte shtojme sherbetin e ftohet,presim pak sa te mpihet sherbeti dhe shtojme pudingen e nxehte.
Rrafshojme mire,leme te ftohet dhe shtojme krem panen e tundur ne shkume ose edhe ajke te mebel te tundur ne shkume.
Krejt koha e pergaditjes se kesaj embelsira eshte me pak se 30 minuta,kurse e veqanta e saj eshte se cdohere mund te ndrrojme llojet e pudinges dhe embelsira do te kete shije ndryshe
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.