Ëmbëlsirë pa vezë

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 1.5 gota miell
  • 3 lugë kakao
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • 1 pako pluhur për pjekje
  • 1 pako vanilje
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 5 lugë të mëdha vaj
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 filxhan ujë
  • 2 lugë bajame

Përgatitja:

Kombinoni të gjithë përbërësit e thatë në një enë dhe përzieni.

Bëni një gropë në mes të përbërësve të thatë të përzier dhe shtoni uthull molle, vaj dhe ujë.

Me ndihmën e një teli kuzhine ose mikser përzieni deri sa të krijoni një masë.

Lyeni tepsinë me gjalpë dhe hedheni masën.

Pasi ta keni hedhur masën në tepsi , shtoni bajamet.

Piqeni në furrën e parangrohur 180 gradë për rreth 30-35 minuta.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakHallva me bajame
Artikulli tjetërËmbëlsirë me bollgur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu