Përbërësit:
250gr arra,
250gr rrush i thatë,
3 vezë,
250gr gjalpë,
180gr miell,
200gr sheqer,
1 limon,
1/2 lugë kafeje me kripë,
1/2 lugë kafeje me sodë buke,
30ml rum,
1/2 lugë ujë të nxehtë.
Përgatitja:
I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Në enën për përzierje e vëmë gjalpin dhe sheqerin. I rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj, në enë i shtojmë të verdhat e vezës dhe kripën dhe vazhdojmë t’i rrahim me mikser.
Në enën me sodë buke e hedhim ujin e nxehtë. Përziejmë dhe sodën e shtojmë në enën për përzierje. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë miellin dhe rumin.
Të bardhat e vezës i rrahim me mikser dhe i shtojmë në envn për përzierje. I shtojmë arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë dhe përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Kallëpin drejtkëndesh e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin. E rrafshojmë sipërfaqen dhe kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 2 orë, në temperaturë prej 125 gradë.
Embëlsirën e pjekur e presim në copë. Copët e ëmbëlsirës i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për ëmbëlsira.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.