Përbërësit:
5 ve
5 lugë gjelle sheqer
1/2 pluhur për pjekurina
2 lugë miell
1 lugë kakao
Përbërësit për fillin:
3 ve
200 gr sheqer
200 gr qokoladë kuzhine
150 gr margarin
Nevojiten dhe 4 banane
Përgatitja:
Fillimisht rrahim të bardhat e vezëve pastaj i shtojmë gjysmen e sheqerit dhe i rrahim përsëri deri sa të formohet një shkumë e fortë.Në një enë tjetër rrahim të kuqtë e vezëve me gjysmën tjetër të sheqerit.Perziejmë miellin ,pluhurin për pjekurina dhe kakaon dhe e shtojmë në masën me të kuqtë e vezëve.Në fund shtojmë shkumën e të bardhave të vezëve.I përziejmë ngadal me lugë dhe i qesim në tepsi katrore të shtruar me letër të yndyrshme.E pjekim për 15 minuta në temperaturë 180*C.Kur të piqet e kthejmë përmbys në një pecetë të lagur ia heqim letrën dhe e mbështjellim deri të përgatisim kremin.
Përgatitja e kremit:
Rrahim vezët dhe sheqerin,pastaj i ziejmë në avull duke i përzier vazhdimisht deri sa të shkrihet sheqeri.Pastaj i shtojmë qokoladën e coptuar dhe margarinen dhe e e përziejmë deri sa të shkrihet.
E ftohim kremën.Petën e marrim dhe e lyejmë me gjysmën e kremit.Bananeve ua prejmë majet dhe i rendisim 2 në njërin skaj të petës dhe 2 në skajin tjetër të petës.Fillojmë dhe e mbështjellim petën nga të dyja anët.Pastaj e kthejmë përmbys që anët e petës të mbesin përfundi.Roladën e lyejmë me gjysmën e kremit tjetër dhe e dekorojmë sipas dëshirës.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.