Emergjencë totale te Napoli, 5 mungesa “big” | Spalletti: Nuk më plas fare kush është favorit për Scudetto

spot_imgspot_img

Lajme te hidhura për Napolin, që në prag të ndeshjes direkte me Atalantën. Trajnerit Luciano Spalletti i duhet ende të përballet me dëmtimet e shumta. Listës tashmë të madhe i janë shtuar zyrtarisht Fabian Ruiz dhe Insigne, të cilët nuk kanë shanse të futen në fushë në ‘Maradona Stadium’ ndaj ekipit te Gasperinit.

Spalletti nuk do të ketë as Koulibaly, Anguissa dhe Osimhen. Do të jetë medoemos një Napoli shumë ndryshe.

“Sa i përket të lënduarve, atëherë ndodh kështu. Me këto ndeshje kaq afër, çdo lojë është një udhëtim në të panjohurën, ju nuk e dini se çfarë ndodh. Rezultati 2-0 nuk të bën të sigurt sepse atëherë ndoshta të tjerët ndryshojnë pesë lojtare dhe bëhet një lojë tjetër. Le të themi se jemi në stuhi në mënyrë më të saktë sepse përveç lëndimeve kemi pasur edhe Covid.

Nëse duhet të futni disa lojtarë që kishin Covid tre ditë më parë, bëhet e vështirë, atëherë të jeni në gjendje të merrni një përgjigje siç prisni. Më pas u bëhen edhe më shumë komplimente lojtarëve për disponueshmërinë e tyre. Kemi humbur kapitenin e anijes, por jane ende detaret”, u shpreh Spalletti, qe me pas thumboi:

“Ka skuadra më të kompletuara se e jona, por të tjerët nuk e thonë”

Ishte shumë e qartë se Koulibaly, Anguissa dhe Osimhen nuk do të ishin të disponueshëm. Por kishte shpresa për rikuperimin e Fabian Ruiz dhe Insigne, të cilët të dy dolën para kohe, kundër Sassuolo të mërkurën e kaluar. Por doktori i skuadrës së Napolit, Dr. Canonico, përjashtoi që dy lojtarët mund të jenë në dispozicion: “Ata janë thjesht të lodhur, jo të lënduar, por mendoj se është e pamundur t’i shohim nesër në fushë. Për t’u rikuperuar nga një ndeshje duhen 48 deri 60 orë, kalendari është i ngushtë dhe nuk ka kohë për t’u rikuperuar”.

Mjeku i ekipit të Napolit në intervistën e dhënë për Radio Kiss Kiss foli edhe për Koulibaly, i cili gjithashtu u demtua kundër Sassuolos dhe do të kthehet në 2022:

“Ai është mirë, por duhen pesë javë për t’u rikthyer. Është e paimagjinueshme ta shohim kundër Milanit, me siguri do të rikuperohet për ndeshjen kundër Juventusit, tashmë ka nisur rehabilitimin”.

Nga ana tjetër, Anguissa do tei mungojë edhe ndaj Leicesterit dhe mund të rikthehet për ndeshjen kundër Empolit më 12 dhjetor: “Ai po bën punë të personalizuar, ndoshta do të kthehet për ndeshjen kundër Empolit. Le të mos përpiqemi të provojmë, por vlerësojmë përgjigjet fizike për të kuptuar kthimin e tij, përveç përgjigjeve klinike”.

Puna krejtësisht ndryshe për Osimhen, i cili do të duhet të ndalojë për tre muaj, por që tashmë ka filluar të punojë në nivel fizik: “Postoperacioni po shkon mirë, ai po stërvitet nga shtëpia me biçikletë dhe tapet. Nga java e ardhshme do kthehet në fushë dhe do të bëjmë disa radiografi të reja për të monitoruar kalcifikimin e frakturës”.

Formacioni i mundshem ndaj Atalanta (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui; Lobotka, Demme; Politano, Zielinski, Elmas; Mertens

 

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu