“Erdha, pashë, fitova”, Kastrioti humbet titullarin e mesfushës

spot_imgspot_img

Henry Okebugwu e ka mbyllur me Kastriotin. Mesfushori nigerian zhvilloi 32 ndeshje sezonin e fundit, duke dhënë kontributin e tij në qëndrimin e ekipit krutan mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

24-vjeçari, cili ka veshur edhe fanellat e Partizanit e Egnatias, i dha fund aventurës 4-vjeçare me Kastriotin, teksa nuk i kursen falënderimet e shumta në postimin e kryer në rrjetet sociale:

Erdha, pashë dhe fitova. Që nga viti 2018, sezone të mrekullueshme me këtë klub. Një falënderim i madh për Presidentin tim, drejtorin, të gjithë trajnerët me të cilët kam luajtur, të gjithë bashkëlojtarët e mi që iu drejtuan vëllezërve të mi, njerëzve të mrekullueshëm të qytetit të Krujës.

Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen si në momente të mira ashtu edhe në të këqija do të jetë përgjithmonë në zemrën time. E ardhmja është më e ndritshme dhe shpresoj për më të mirën. Faleminderit shumë. Zoti na bekoftë të gjithëve”, shkruan qendërmesfushori.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu