“Është i barabartë ose më i fortë se Mbappe”, Tebas zgjedh yllin e La Liga-s para kampionit të botës

spot_imgspot_img

Presidenti i La Liag-s, Javier Tebas, ka folur për Kyalin Mbappe në një intervistë të dhënë për Il Partidazo.

Prej kohësh flitet për një transferim tek ylli i PSG te Real Madrid, një operacion që do ta rriste padyshim shikueshmërinë e La Liga-s nëse do të konkretizohej.

Megjithatë, Tebas mendon se kampionati spanjoll ka një lojtar më të fortë se kampioni i botës: Ansu Fati.

“Mbappe në La Liga? Më pëlqen që gjithmonë t’i jap shumë vlera atyre që kemi në Spanjë dhe në Spanjë kemi Ansu Fati. Ka qenë i pafat me dëmtimin, por shpejtësia me të cilën është kthyer e ajo që ka treguar në fushë e bëjnë të barabartë ose edhe më të fortë se Mbappe”, ka thënë Tebas.

Në lidhje me me rkaton dhe Fair Play Financiar, numri një i La Liga-s ka shtuar:

“Kur flas për Manchester City ose PSG, kërkoj thjesht të mbroj futbollin spanjoll. Më duket shumë e vështirë të ketë konkurrencë kur flitet për të luftuar për këta lojtarë kundër këtyre skuadrave. I kam thënë Ceferin se më ka bezdisur fakti që nuk i kemi shkuar deri në fund këtij problemi”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu