Paris Saint-Germain vazhdon dominimin në Ligue 1.
Parisienët kanë fituar 3-2 në fushën e Bordeaux dhe kryesojnë kampionatin me një avantazh prej 10 pikësh ndaj ndjekëses më të afërt, Lens.
Avantazhi i trefishtë i arritur falë golave të Neymar (26′, 43′) dhe Mbappe (63′) ka bërë të mendohej se skuadra e Pochettino-s do të merrte një fitore të lehtë, por nuk ka qenë kështu.
Vendasit, në fakt, kanë arritur të shënojnë dy herë në fundin e takimit.
Elis ka ngushtuar diferencat në 3-1 në minutën e 79-të dhe Niang në 3-2 në të 92-ën. Gjithsesi, Dallëndyshet nuk kanë arritur ta shmangin humbjen.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.