Perbersit:
• 1 kg miell,
• 3-4 gota uje,
• kripe,
Për masen duhet:
• 200 gr gjalpe,
• 2 filxhana caji ajke,
• 3 luge vaj.
Pergatitja:
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.
Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.
Mesi i cili është bosh mbushet më rradhë paralele .( Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furren e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
Brumi i hollë tashmë hidhet në të njejtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.