Fli Kosove

spot_imgspot_img

Përbërësit:
2 kg miell,400 gr  mazë ose gjalpë,3 dcl ajkë ose kos i trashë,kripë ujë.

Përgatitja:
Në enë 5-6 litërshe,hidhen ujë,kripë dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr,gjersa të gatuhet një brumë më i hollë se i petullave (sa të mvishet gishti).Në tepsi të nxehtë,të lyer me yndyrë,hidhet në shirita me xhezve brumi i përgaditur,nga rrethi i tepsisë deri afër mesit.Piqet nën saç,ose në furrë,shkalla e lartë,e kyçur vetëm pjesa e sipërme e furrës në temperaturë të lartë.Posa të marrë një faqe ngjyrë të verdhë dhe pikla të kafenjta,spërkatet me mazë ose yndyrë të bashkuar me ajkë ose kos dhe gjalpë.Hidhet  përsëri një shtresë brumi tashmë në të njëjten mënyrë por midis dy rradhëve në vende të zbrazëta.Piqet,lyhet me mazë për të vazhduar në të njejtën mënyrë, gjersa të harxhohet i tërë brumi.Pasi të piqet e tëra, sipërfaqja e flisë lyhet mirë me yndyrë dhe tepsia vendoset në prush,mbulohet me saç,ose futet në furrë të kyçur në tërësi,në shkallën e ulët,për t’u pjekur përfundi edhe 15-20 minuta në temperaturë të lartë.Shërbehet me djath,kos,turshi,mjaltë etj.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTollumba
Artikulli tjetërShpageta me Kerpudha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu