FOTO/ Bashkë me Fabregas, zbarkon në liqenin e Comos edhe modelja 47-vjeçare

spot_imgspot_img

Nga brigjet e Monacos, në një nga zonat me të bukura në Itali, liqenin e Comos, Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas i befasoi të gjithë me vendimin për t’u transferuar te Como, skuadër që militon në Serinë B italiane, por që këtë sezon synon rikthimin në elitë.

Bashkë me 35-vjeçarin, në Como do të transferohet edhe Daniela Fabregas, modelja libaneze, e cila që prej 2018-ës është e martuar me mesfushorin spanjoll.

Daniela është 47 vjeç, plot 12 vite më e madhe se mesfushori, megjithatë mosha është thjesht një numër për të. Linjat perfekte dhe fotot e shumta në rrjetet sociale kanë bërë që Daniela Semaan Fabregas të ketë më shumë se 4.5 milionë ndjekës në Instagram.

Tani modelja libaneze, që shpesh është etiketuar edhe si “Mbretëresha e WAG-save”, do të ketë mundësi të shpalosë hiret e saj edhe në liqenin e Comos.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu