FOTO/ Dinastia Nuriu vazhdon, një dashuri pa kushte për Tiranën

spot_imgspot_img

Futbolli është lojë pasioni, dashuri që rritet vetvetiu duke ndjekur sportin më të dashur të globit. Në rastet më të rralla dashuria vjen e injektuar nga familja, sidomos kur kontributi vjen drejtpërdrejt, nga fusha ose nga zyrat.

Familja Nuriu është simbol i klubit të Tiranës, pasi dihet kontributi i dhënë për bardheblutë. Këtë e kujton më së miri Marlind Nuriu, kampioni më i freskët i Shqipërisë, djali i ish presidentit dhe donatorit të Tiranës Lutfi Nuri në një fotomontazh.

Mbrojtësi i djathtë që luajti titullar në sfidën e fundit ndaj Kukësit sjell në një foto dy momente, medaljen në qafë në Tiranën e pamëshirshme të vitit 1999, atë kohë në krahët e babait të tij Lutit, ashtu si të gjithë e njohin, dhe sot krah për krah me të, por si protagonist i fushës, në një tjetër sezon të dominuar.

Dinastia Nuriu vijon të jetë pranë Tiranës dhe gjithmonë me medaljen në qafe, por mbi të gjitha me dashurinë për ngjyrat bardheblu. Dashuri pa kushte.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu