Klubi i Egnatias ka bërë një tjetër afrim në këtë merkato. Arbin Zejnullai i është bashkuar skuadrës së Rrogozhinës, ndërsa këtë lajm e ka bërë publik drejtori sportiv i Egnatias Ndriçim Shtubina në një postim në rrjetet sociale.
Shtubina ka publikuar një “Insta Story” me mesfushorin dhe të dy së bashku shfaqen në foto duke mbajtur fanellën e rrogozhinasve.
Sezonin që u mbyll 23-vjeçari ka luajtur në Maqedoninë e Veriut, me skuadrën e Rabotnicki-t, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e NK Lokomotiva dhe Shkëndijës, duke bërë që me Egnatian të jetë eksperienca e parë e mesfushorit në Shqipëri.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
/ www.emathja.com
© 2022, Emathja.com. All rights reserved.