FOTO/ Ish-sulmuesi i Interit “i merr” të dashurën Francesco Acerbit

spot_imgspot_img

Ish sulmuesi i Interit, Nicola Ventola është në një lidhje me Ariadna Romeron. Lajmi ne konfirmon gazetarja e njohur e gossip-it në Itali, Deianira Marzano, që raporton se të dy frekuentohen prej kohës dhe janë parë në shumë plazhe gjatë këtyre ditëve të para të verës.

Megjithatë deri tani si Ventola, ashtu edhe aktorja kubane, kanë vendosur që të mbajnë sekret lidhjen e tyre, duke mos zbuluar asgjë në rrjetet sociale.

Ariadna Romero u bë e njohur në Itali, kur luajti në filmin “Më në fund Lumturia”, ndërsa më pas mori pjesë edhe në një program në Milan Channel, si dhe në “Ishullin e të famshmëve” në 2019-ën.

Gjithashtu Romero pati edhe një romancë me mbrojtësin e Lazios, Francesco Acerbi, por prej disa muajsh të dy njoftuan se nuk janë më bashkë.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu