Franca “8 ballë”, kualifikohet në Katar. Mbappe barazon legjendën Fontaine! Siguron biletën edhe Belgjika, Holanda “e flak”

spot_imgspot_img

Franca ka arritur sonte një fitore të lehtë dhe shumë të thellë ndaj Kazakistanit duke shënuar 8 gola dhe siguruar kështu kualifikimin për në Kupën e Botës 2022 në Katar.

REKORDI- Kylian Mbappé shënon gjithnjë e më shumë. Me pokerin që shënoi kundër Kazakistanit sonte, i cili i dha Francës kualifikimin për Kupën e Botës në Katar, sulmuesi i PSG-së thyen një rekord që zgjat që nga viti 1985.

Tridhjetë e gjashtë vjet më parë, në fakt, për herë të fundit një francez arriti të realizonte një hat-trick me bluzën “bleus”, me Dominique Rocheteau në rrjetë tre herë ndaj Luksemburgut, një rekord i thyer nga klasa e 98-ës, që arrin kështu 22 gola me skuadrën franceze…

Por, duke qenë se sonte Mbappe nuk u ndal vetëm te tre gola por shënoi katër, atëherë thirrja historike është edhe më e hershme…

Ylli i PSG është lojtari i parë që shënon +4 gola me Francën që nga Just Fontaine në qershor 1958 kundër Gjermanisë Perëndimore (gjithashtu 4)

BENZEMA – Në festivalin e golave, edhe Karim Benzema shënoi golin e tij të 34-të dhe të 35-të për skuadrën franceze, duke barazuar dhe më pas duke kaluar David Trezeguet si golashënuesi i 5-të më i mirë në historinë e Les Bleus.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Griezmann dhe Rabiot.

Holanda flak kualifikimin ne Mal te Zi! Skuadra portokalli arriti te kalonte ne avantazh 0-2 ne Podgorice ndaj kombetares vendase me dopieten e yllit te Barcelona-s, Depay. Por, ne harkun e 4 minutave nga fundi, Vukotic dhe Vujnovic shenuan dy gola duek vendosur vulen te barazimi 2-2 final.Portokallinjte mbajne ende vendin e pare ne grup, por kualifikimi shtyhet per ne ndeshjen e fundit dhe ndizen shpresat per Turqine.

Uellsi fiton 5-1 ndaj Bjellorusise, teksa mban vendin e dyte ne grup, pasi Belgjika me fitoren e sotme siguroi kualifikimin per ne Katar. Belget munden Estonine me rezultatin 3-1 (Benteke, Carrasco dhe Thorgan Hazard shenuesit)

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu