Përbërësit për 10-12 persona:
500gr miell 00
3 veze
50gr sheqer
1 pako te vogel pluhur pjekes
3-4 luge raki
vaj luledielli per skuqje
5-6 luge sheqer pluhur per sperkatje
pak kripe
Përgatitja:
Ne nje tas te madh perziejme miellin me sheqerin, pluhurin pjekes, pak kripe, vezet dhe rakine, e punojme brumin shume mire me dore derisa te perftojme nje mase homogjene dhe pak a shume te forte (shtojme akoma raki nese eshte e nevojshme). E hapim brumin pak nga pak me ndihmen e nje okllaie duke perftuar shume pete te holla te cilat i presim ne drejtkendesha 12x6cm me nje rulon te dhembezuar, si ne figure. Ne nje tigan te thelle nxehim vaj luledielli dhe i skuqim galanit nje nga nje per disa sekonda derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. Per te skuqur te gjithe Galanit do te mjaftonin rreth 20 minuta. Pas skuqjes, i vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe vetem pasi te ftohen plotesisht i sperkasim me sheqer pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.