Gazidis braktis spitalin për rinovimin e Piolit, ja detajet e kontratës së re

spot_imgspot_img

Rikthimi më i bukur. Ivan Gazidis pritet në Milano në orët e ardhshme, pas periudhës në New York për të trajtuar tumorin në fyt. Drejtori ekzekutiv i kuqezinjve ka qenë fizikisht në SHBA muajt e fundit, por në kontakt të përhershëm me klubin. Tani, hapi i tij i parë i ri në Itali do të jetë nënshkrimi i rinovimit të kontratës me Stefano Pioli. Një marrëveshje 2-vjeçare me vlerë 3 milionë euro neto në sezon, plus bonuse të tjera është gati për trajnerin.

Zyrtarizimi i rinovimit mund të vijë para ndeshjes kundër Sassuolos, më 28 nëntor, kur Gazidis gjithashtu duhet të kthehet në “San Siro”, me lejen e mjekëve. Sfida me këtë kundërshtar do të ketë gjithashtu një kuptim të veçantë, sepse menjëherë pas fitores në fushën e emilianëve, në korrik 2020, erdhi firma e parë kuqezi e trajnerit.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu