Perbersit:
500 gr mish tul
1 qepë
5 patate
2 karrota
350 gr kërpudha
melmesa (krip,piper i zi,vegete)
3 luge vaj
1 luge miell
1 luge piper i kuq.
Pergatitja:
Ne pak vaj qesim qepen e grire imet,fergojme derisa te zbutet qepa dhe ne te shtojme mishin e grire ne katrorka
Shtojme melmesat sipas shijes,mbushim ene me uje dhe ziejme per 45 minuta
Pastaj shtojme patatet e grira ne copeza,dhe karroten e grire ne rrathe
Shtojme dhe pak melmesa sipas shijes dhe ziejme edhe per 20 minuta
Sipas nevoje shtojme akoma uje.
Me pas ne nje ene tjeter qesim kerpudhat e ferguara ne pak vaj dhe pasi te shterroje lengu qe leshojne kerpudhat i shtojme tek ena me mishin dhe patatet
Ne fund ferojme miellin ne 3 luge vaj dhe shtojme piperin e kuq,perzijme dhe shtojme tek ena me gjellen tashme te zier mjaftueshem
Zijme edhe per 5 minuta dhe servojme te nxehte me turshi,sallate etj.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.