Specat turshi me gjizë janë një ushqim tipik dimëror i vendit tonë prandaj të dashura amvisa mos u kurseni në këto ditë të fundit të shtatorit ku kemi specat më të shijshëm dhe më të pjekur nga dora e nënës natyrë.
Përbërësit:
3 kg gjizë me kripë
3 kg speca të kuq me tul
3-4 speca djegës
1 filxhan gjalpë i tretur (ajkë)
Përgatitja:
Specat pastrohen mirë nga bishtat dhe farat dhe i mbushim me gjizën e përgatitur më parë dhe i renditim në një enë më të thellë dhe shtrojmë një radhë speca një radhë gjizë dhe kështu veprojmë derisa të mbarojmë.
Në fund i shtojmë gjalpë të shkrirë dhe e lemë në vend të ftohtë pasi e kemi mbyllur hermetikisht.
Specat janë të gatshëm për konsumim pas 1-2 jave, por kjo recetë mund të bëhet edhe nëse specat kanë qenë turshi më parë dhe t’i konsumojmë më shpejt./
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.