Granola

spot_imgspot_img

Përbërësit:
200 gr tërshërë
150 gr bajame
200 gr lajthi
pak kanellë
2 lugë gjelle fara lini
pak arrëmyshk
1 lugë gjelle vaj ulliri
150 gr mjaltë
100 gr rrush i thatë.

Përgatitja:
Në një tavë të sheshtë kombinoni tërshërët, bajamet, lajthitë, kanellën, farat e linit dhe arrën e moskatit. Trazojini mirë.

Ndërkohë në një enë kombinoni 150 gram mjaltë me një lugë gjelle vaj ulliri. I përzieni mirë dhe ia shtoni sipër tavës. Shtoni edhe rrushin e thatë.

Vendoseni tavën në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.

Pasi të jetë gati, sipas dëshirës mund ta ruani masën në një kavanoz dhe ta konsumoni sa herë që dëshironi me një tas të vogël me qumësht.

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKadaif
Artikulli tjetërKrem Kafe në Kupa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu