Perbersit:
1 gotë miell
1 gotë badema
1 margarin
1 gotë sheqer pluhur
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
miell
PËRMBI
sheqer pluhur.
Pergatitja:
1 gotë miell dhe bademat i vendosni në një tigan, tiganin e vendosni në zjarr mesatar.
E përzieni mirë miellin dhe derisa fillon ti ndrohër ngjyra e përzieni miellin, pastaj e largoni nga zjarri dhe e lëni anash të ftohet.
Pas ftohjës ia shtoni përbërësit e tjerë me rend dhe i përzieni.
Brumin e përfituar të gurabijave e hapni me ndihmë të t’holluesit, ia japni formën e gjysëm hanës gurabijave.
Gurabijat i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen.
Gurabijat pas pjekjës i zhytëni në sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.