Përbërësit:
100 gr gjalpë ose margarinë
1 gotë të çajit sheqer pluhur
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
1 vezë
1 gotë të çajit nisheste
1 vanilje
3 gota miell
PËRMBI
çokollatë
arra
Pergatitja:
Margarinën e shkrimë pastaj e vendosim në një enë dhe ia shtojmë vajin vegjetal, sheqer pluhurin, vezën, nishestën, vaniljën dhe e tundim glazurën.
Dalë nga dalë ia shtojmë miellin dhe e përziejmë rreth 5 minuta e gjithë brumin.
Brumin e ndajmë në pjesë të vogla, gurabijave ia japim formën duke i shtypur përmbi.
Gurabijat i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 20 minuta.
Gurabijave pas pjekjës ia vendosni një copë të çokollatës dhe lajthisë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.