Perbersit:
250 gr gjalpë ose margarinë
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 gotë sheqer pluhur
1 lugë të çajit Pluhur pjekje
1 sheqer vanilje
1 vezë
2 lugë kakao
miell aq sa e shihni të arsyeshme
PËRMBI
sheqer pluhur.
Pergatitja:
Përveç miellit të gjithë përbërësit e tjerë i derdhni në një enë të thellë.
E përzieni e gjithë glazurën, pastaj ia shtoni miellin dhe filloni ta përfitoni një brumë.
Brumin e ngjeshëni dhe e vendosni në frigorifer për pritje rreth 30 minuta.
Pas pritjës së nevojshme, nga brumi filloni të ndani copa të vogla dhe ia japni formën e rrumbullakët.
Gurabijat e formuara i vendosni në letrën e pjekjës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë celsius për rreth 20 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.