Perbersit:
250 gr margarin
2 vezë
1 gotë sheqer pluhur
2 gota nisheste gruri
1,5 gota të çajit miell
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
2 lugë kakao.
Pergatitja:
Margarinën e shkrini në temperaturë të dhomës, ia shtoni sheqer pluhurin dhe vezët.
E përzieni me mikser rreth 3-4 minuta duke mos e ndalur, pastaj ia shtoni nisheste misrin, pluhur pjekjën dhe vaniljën.
Së fundmi ia shtoni miellin dhe e vazhdoni përzierjën, filloni ta ngjesheni brumin.
Nga brumi ndani copa të vogla dhe ia japni formën e rrumbullakët, në një kapak vendosni pak kakao dhe secilës gurabijë ia vendosni përmbi.
Pasi të jenë të formuara gurabijat në formë kërpudhe, i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.